

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në KU Beder morën pjesë në një sesion informues mbi E-Entrepreneur Accelerator nga Albanian e-Commerce Association (AECA).
Në këtë sesion i ftuari Valer Pinderi, sipërmarrës dhe president i AECA, prezantoi programin inovativ e-Entrepreneur Accelerator.
Ai u shpreh se ky program i dedikuar studentëve ofrohet FALAS dhe zgjat 4 muaj, duke përfshirë:
✅ Mentorim nga sipërmarrës të suksesshëm
✅ Udhëzime praktike për çdo hap të krijimit të një biznesi
✅ Mundësi për lidhje me kompani dhe partnerë të rëndësishëm
✅ Mbështetje për zhvillimin e produkteve të suksesshme për tregun
Në përfundim të programit, studentët do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre dhe të konkurrojnë për çmime të vlefshme!🎉
Ky informacion për studentët tanë ishte shumë i vlefshme dhe ishin mjaft entuziastë për t'u bërë pjesë e këtij programi.