Java e Qëndrueshmërisë

Departamenti i Ekonomisë dhe Bisnesit në Kolegjin Universitar Bedër themeloi këtë vit “Javën e Qëndrueshmërisë”, një aktivitet i markuar i departametit i cili synon të kontribuojë në arritjen sa më të shpejtë të një shoqërie të qëndrueshme. Me anë të këtij aktiviteti ky department zotohet të shërbej si një udhëzues i pavarur i qëndrueshmërisë, duke ndihmuar aktorët dhe audiencën tonë të thyejnë barrierat, duke i mbështetur ata në arritjen e objektivave të qëndrueshme dhe arritjen e rezultateve me vlerë aktuale të qëndrueshme.
Ky aktivitetet nisi siparin e tij me një Panel Dikutimi ku bëri bashkë aktorët e “modelit kuadratik”, politikëbërësit, akademinë, biznesin dhe shoqërinë civile. Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Rrahim Ombashi, i cili përgëzoi nismën dhe theksoi se modeli kuadratik është padyshim motorri lëvizës i tre shtyllave të ndërlidhura të qëndrueshmërisë, “shtylla ekonomike-shtylla sociale-shtylla mjedisor”.
Pjesë e panelit si përfaqësuese e organizmave politikëbërëse ishte znj. Sorina Koti, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe zv. Kryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Znj. Koti në fjalën e saj parashtroi nismat e ndërmarra dhe evidentoi progresin e bërë deri tani në nivel politikash. Ajo theksoi se Shqipëria është paksa e ngadaltë në përmbushjen e objektivave të zhillimit të qëndrueshëm dhe padyshim që përfshirja e sa më shumë aktorëve do ta përshpejtonte atë. Hapi më i rëndësishëm i ndërmarrë në nivel politikash në këtë kuadër është pikërisht miratimi i planveprimit dhe përcaktimi i kalendarit të aktiviteteve për përmbushjen e tyre.
Shoqëria Civile është padyshim nismëtare e shumë zhvillimeve pozitive në vend dhe padyshim dhe në cështje që lidhen me qëndrueshmërinë. Në këtë kuadër, pjesë të panelit kishim Znj. Lira Hakani përfaqësuese e Qendrës “Eden”, e cila renditet si organizata me më shmë mori aktivitetësh për cështjet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë dhe padyshim me më shumë impakt në këtë fushë. Në linjë me parafolësit, znj. Hakani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të aktorëve si mënyra e vetme që nisma të tilla të zhvillohen.
Biznesi është padyshim jetësimi i të gjithë elementëve të mësipërm dhe për të plotësuar korrnizën, pjesë shumë me vlerë e panelit diskutues ishte z. Drini Zusi, menaxher i zhvillimit të biznesit tek AZ Group, INCA shpk. Pas një diskutimi interaktiv me studentët z. Zusi evidentoi sesi biznesi është katalizator i një ekonomie dhe sesi biznesi mund të sigurojë si qëndrueshmërine e një vendi dhe qëndrueshmërinë si koncept, nesë ky i fundit mbështet me politika të mirëhartuara dhe me njohje dhe pranim të gjerë në shoqëri.
Pjesë integrale e Javës së Qëndureshmërisë ishin nje seri aktivitesh të ndërmarra me studentët. Ndër to mund të listojmë:
1. Qëndrueshmëria përmes Artit dhe Krijimit, me anë të të cilit zynohet të rritet ndërgjegjësimi në aspekte të ndryshme të qëndrueshmërisë sic janë, ripërdorimi, riciklimi, ridizenjimi, etj.
2. Shkëmbimi i Librave, ku studentët duhet të lënë një libër në shkëmbim të një libri tjetër, me qëllim riciklimin e librave, ideve dhe plotësimin e nevojave sipas konceptit të qëndrueshmërisë.
3. Udhëtimi Yt i Qëndrueshëm, i cili u konceptua si një sfidë me anë të të cilit studentët evindentuan të gjithë veprimet e qëndrueshme që ata ndërmarrin përgjatë një dite.