Konkursi i Esesë në Ekonomi dhe Enformatikë

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizon konkursin e Esesë në ekonomi dhe informatikë për të gjithë maturantët nga gjimnazet publike dhe jo-publike në Shqipëri.
 
Temat e Konkursit - Ekonomi:
Eksplorimi i sfidave ekonomike me të cilat përballen vendet në zhvillim.
Anët pozitive dhe negative të ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi.
Analizoni se si Toka, Puna, dhe Kapitali i japin formë ekonomisë.
 
Temat e Konkursit - Informatikë:
Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi i saj në shoqëri
Mbrojtja e të dhënave nga sulmet kibernetike
Media Sociale dhe sjellja e të rinjve
 
Struktura Esesë:
Hyrje
Zhvillim
Mbyllje
Referenca
 
Afati i Dorëzimit të Eseve:
7 Prill 2024
 
Cmimet e Konkursit:
Vendi i parë: 100% bursë + Laptop
Vendi i dytë: 100% bursë
Vendi i tretë: 75% bursë
 
Detajet e tjera të konkursit mund t’i gjeni në poster ose mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]