Susilo Business+ Ethics Case Competition

Studentët e vitit të dytë të Informatikës Ekonomike po marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Susilo Business+ Ethics Case Competition”, organizuar nga Boston University Questrom School of Business.
Në fillim të konkursit studentëve iu dha rasti i studimit të një kompanie robotike "Artimus". Ata duhet të bënin studime rreth tregut, etikës së biznesit, analizës së të dhënave dhe t’i prezantonin ato para një jurie ndërkombëtare.
Përgjatë 8 javëve studentët punuan me rastin duke bërë kërkime dhe analiza të shumta për të përgatitur prezantimin e tyre. Përgatitja e tyre serioze dhe përkushtimi që treguan gjatë prezantimit u vlerësua pozitivisht nga juria. "Well done, keep in touch for the next week!", u shprehën anëtarët e jurisë për studentët tanë.
Studentët tanë ia dolën të jenë në 10 skuadrat më të mira, që kaluan në gjysëm finale. Ata janë një hap larg FINALES së madhe, e cila do t’i mirëpresë 5 skuadrat më të mira në Singapor.
21 universitete nga shtete të ndryshme morën pjesë në konkursin ndërkombëtar.
 
I urojmë suksese të mëtejshme studentëve tanë!