Leksion i hapur: "Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës”

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit zhvilloi leksionin e hapur me temë “Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës” me të ftuar Z.Erton Graceni.

Përmes eksperiencës së gjerë në konsulencë, ekspertizë në IT, drejtim, menaxhim projektesh dhe zhvillim startup-esh, Z.Graceni i prezantoi studentët me mënyrat se si harmonizimi i njohurive dhe aftësive teknike përcaktojnë mënyrën e funksionimit të kompanive dhe shoqërisë.

Një pikë e rëndësishme që u prek gjatë leksionit ishte të menduarit dhe vepruarit në mënyrë sipërmarrëse, për t’u dhënë zgjidhje sfidave dhe dinamikave me të cilat haset cdo pozicion pune.

Gjatë diskutimit, theksi u vendos edhe te roli aktiv dhe përfshirja që njeriu duhet të ketë në përmirësimin e përformancës së bizneseve me sipërmarrës të rinj.