Sesion informues rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0.

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi një sesion informues për studentët rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0.

I ftuari, z. Gerion Treska u shpjegoi studentëve se Junior UP 3.0 ka hapur thirrjen për aplikime për të rinjtë që kanë një ide biznesi apo ata të cilët janë në fazat e para të një startup-i dhe synojnë ta përmirësojnë atë.

“Deri më tani janë mbështetur financiarisht 7 startup-e, ndërsa me ekspertizë dhe mentorim janë mbi 30 startup-e”, u shpreh z. Treska.

Studentët u aktivizuan duke drejtuar pyetje ndaj të ftuarit dhe mundësive të aplikimit në programin e inkubimit.

Nëse dëshironi të aplikoni dhe të mësoni më shumë rreth programit, mund të vizitoni linkun: https://linktr.ee/jaofalbania