Panairi i Teknologjisë

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në bashkëpunim me Klubin e Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Kolegjin Universitar “Bedër” morën pjesë në edicionin e dytë të panairit të Teknologjisë, i cili u zhvillua në Tiranë në datat 2-3 nëntor.
Studentët e departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit morën pjesë në panelet e diskutimit dhe patën mundësi të takonin nga afër institucione, biznese, investitorë, media dhe sipërmarrës nga të cilët mësuan dhe eksploruan mundësitë për të ardhmen profesionale.