The Young Economist Essay

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira të konkursit “The Young Economist Essay” ku morën pjesë maturantë nga shkollat e mesme në të gjithë Shqipërinë.
Ky aktivitet syonte të nxiste të rinjtë të hulumtonin më shumë tema të cilat janë tendencë në fushën e ekonomisë të nderthurura me zhvillimet teknologjike. Në fazën finale të konkursit ishin pjesë 20 maturantë me punimet e tyre të cilët u vlersuan nga anëtarët e jurisë të përzdhegjur për këtë qëllim. Komponentët e vlerësimin kishin një sër kriteresh, duke filluar nga origjinaliteti, risia, qasja analitike, metoda, etj. 
Si rezultat final u përzgjidhën  3 punimët më të mira duke u vlerësuar me cmimet në vijim:
🏆 Vendi i parë fitoi Bursë studimi 100% + Laptop dhe iu dha punimit me temë “Paraja Elektronike”
🥈 Vendi i dytë fitoi Bursë studimi 100% dhe iu dha punimit me temë “roli i sipërmarrjes, Inovacionit dhe Tekonologjisë në Rritjen Ekonomike”.
🥉 Vendi i tretë fitoi Bursë studimi 75%  dhe iu dha punimit me temë “Fakotrët e suksesit në Biznesin Online”. 
Në fund të ceremonisë të gjithë studentëve iu dhanë certifikata për pjesëmarrjen.