Bootcamp i Sipërmarrjes

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit morën pjesë në bootcamp-in e sipërmarrjes, në kuadër të Youth Entrepreneurship Education Programme (YEEP), organizuar nga Changemakers Albania, në bashkëpunim me MeOut Group, financuar nga Bashkimi Evropian.

Eventi nisi me një prezantim të programit dhe axhendës nga Drejtoresha Ekzekutive e Changemakers Albania, znj. Reila Bozdo.z

Tranjerët e këtij bootcamp-i ishin Znj. Rafaela Rica, Z.Gentian Shaqiri dhe Z.Dritan Mezini që me ekseperiencën e tyre përçuan tek studentët ide dhe teknika tepër të vyera që ndihmojnë në arritjen e suksesit në sipërmarrje.

Historitë e tyre frymëzuese motivuan studentët të shikonin kudo për mundësi të reja që mund të kthehen nga ide, në biznese të suksesshme.

Nëpërmjet lojërave interaktive, u përçua tek studentët mesazhi se lidershipi bazohet në komunikim dhe se cilësia e jetës sonë është në përpjesëtim të drejtë me komunikimin tonë.

Gjithashtu u fol për përdorimin e internetit dhe përfitimet e mahnitshme që vijnë prej tij, pasi nëse dija nuk bashkëshoqërohet me veglat digjitale, atëherë edhe idetë më të mira janë të destinuara për të dështuar.
Rëndësina e marketingut dhe dija janë jashtëzakonisht të rëndësishme për secilin që dëshiron të ketë sukses në fushën e sipërmarrjes.

Në fund të këtij eventi studentët u pajisën me çertifikata.