

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi me sukses, për të tretin vit radhasi, konkursin e esesë. Në këtë konkurs morën pjesë maturantë nga gjimnaze të ndryshme në të gjithë vendin. Maturantët pjesmarrës patën mundësinë të shpalosin njohuritë dhe kreativitetin e tyre në fushën e Ekonomisë dhe Informatikës.
Fituesit e vendeve të para ishin:
🏅 Fabian Meka, fitues në kategorinë e Informatikës
🏅 Erika Elezi, fituese në kategorinë e Ekonomisë
Çmimet e fituara:
🎓 100% bursë studimi në Kolegjin Universitar Bedër
💻 1 laptop për secilin fitues
Urime Fabianit dhe Erikës për arritjen e tyre të jashtëzakonshme dhe për përkushtimin e treguar gjatë konkursit. Jemi të sigurt që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm akademik dhe profesional për ta.
Bedër, në emër të vlerave!✨