TË REJA ALBANIA CODE CAMP 2022 Leksion i hapur, tregu i sigurimeve në Shqipëri “Fintech and Open Banking” STARTUP PROJECT - SMART BUSINESS PLAN Rrugëtimi në Teknologjinë e Informacionit “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” BURSAT E STUDIMIT 2022-2023 KALENDARI I AKTIVITETEVE 28MAJ Konferenca Albanian Dreamin’ 22 17MAJ “Transformimi Dixhital në kohën e sfidave” 12MAJ “Fintech and Open Banking” 04MAJ Implikimet e Qëndrueshmërisë dhe Sfidat e Biznesit të Qëndrueshëm në Shqipëri 15PRI The Young Economist Essay Contest, 2022 15SHK Leksion i hapur me temë: “Politikat Ekonomike Lokale dhe Rajonale – Konkurrenca”, me Dr. Sorina Koti. 17DHJ Organizohet leksioni i hapur me temë “Paraja elektronike” në ambientet e Bankës së Shqipërisë NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 28MAJ Konferenca Albanian Dreamin’ 22 Studentët e Programit të Studimit të Informatikës Ekonomike ndoqën konferencën Albanian Dreamin' 22 e cila u zhvillua më 28 maj, në Hilton Garden Inn, Tiranë. Albanian Dreamin' 22 ishte një konferencë e cila synonte të aktivizonte dhe forconte potencialin e fuqisë punëtore përmes asistencës, edukimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të njohurive për të përmirësuar fuqinë punëtore dhe profesionalizmin në Shqipëri. Duke marrë pjesë në këtë event studentët mund të takohen dhe të krijojnë kontakte me të gjithë njerëzit potencialë në komunitetin shqiptar dhe në mbarë botën. 17MAJ “Transformimi Dixhital në kohën e sfidave” Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit, Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit pranë Kolegjit Universitar Beder, në partneritet me Departamentin e Menaxhimit dhe Departamentin e Informatikës në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë dhe Albanian University, morën pjesë në Forumin e Dytë Studentor me titull: “Transformimi Dixhital në kohën e sfidave”.Forumi nisi me fjalët përshëndetëse të drejtuesve të Fakulteteve, të cilët shprehën vlerësimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe dëshirën që ky event të vazhdojë të organizohet edhe në vitet në vazhdim. Në këtë forum, Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit u përfaqësua nga studentët: Jonida Hysi, Xhensil Ferhati dhe Ervin Bega, të cilët prezantuan punimet e tyre lidhur me “Sulmet në HTTPS”, “Rreziqet që i kanosen fëmijeve shqiptarë nga lundrimi në internet” dhe “E-banking”. Studentët u vlerësuan me një certifikatë për pjesmarrjen e tyre në këtë aktivitet. 12MAJ “Fintech and Open Banking” Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi workshopin me temë “Fintech and Open Banking”. Workshop-i u zhvillua online nga Profesori i Asociuar Gianluca Mattarocci, Tor Vergata University Roma, Itali. Temat e trajtuara lidheshin me trendet e reja të investimeve në sektorin e financave dhe bankar pas risive në teknologji. Studentët u njohën me këto mundësi investimi online të ilustruara me shembuj aktualë nga Italia dhe korporatat ndërkombëtare. Një ndërveprim aktiv me studentët u bë i mundur duke përdorur softuerin Mentimeter. Profesor Mattarocci inkurajoi studentët e programit bachelor në “Informatikë Ekonomike” të eksplorojnë vazhdimisht mundësitë më të reja të investimit në Fintech dhe Open Banking në përputhje me programin e tyre të studimit. 04MAJ Implikimet e Qëndrueshmërisë dhe Sfidat e Biznesit të Qëndrueshëm në Shqipëri Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve ekstrakurikulare, zhvilloi leksionin e hapur me temë: “Implikimet e Qëndrueshmërisë dhe Sfidat e Biznesit të Qëndrueshëm në Shqipëri”. E ftuar për të referuar ishte znj. Erilda Duzha Krasi, bashkëthemeluese e “1001 Albanian Adventures”. Gjatë leksionit studentët u njohën me fazat në të cilat kalon konceptimi dhe formësimi i një biznesi dhe u theksua roli dhe rëndësia e sipërmarrjes si një motorr lëvizës i ekonomisë së një vendi. Në vijim u parashtrua një mënyrë e të mënduarit dhe të vepruarit në mënyrë të qëndrueshme si e vetmja mënyrë që nxit inovacionin, rrit kreativitetin dhe siguron qëndrueshmëri dhe avantazh konkurues në afatgjatë. Gjatë leksionit, znj. Erilda Duzha Krasi theksoi se nisur nga zhvillimet e fundit në botë, sic janë ndryshimet klimatike, shterimi në masë i burimeve natyrore, degradimi i mjedisit apo theksimi i diferencave sociale, vitalizimi dhe zhvillimi i këtij dimensioni merr rëndësi tepër të vecant si e vetmja zgjidhje në grup.Studentët u njohën dhe me grantet dhe programet mbështetëse për të projektuar dhe nisur një biznes, me mënyrat e aplikimit, implementimit dhe vazhdimit të aktivitetit edhe mbas prejektit. Në përfundim u vendos të organizohet një vizitë studimore në terren për të parë nga afër detaje dhe aspekteve specifike. 15PRI The Young Economist Essay Contest, 2022 The Department of Economic and Business at Beder University College launches: The Young Economist Essay The aim of the essay: To foster critical and analytical thinking of the young economists in a new area of the economy. Participants: Public and non-public last year high school students. Participation requirements: The participation is individual and the essay should be sent via email to: [email protected] Topics: The candidates can choose to write on one of the below mentioned topics: Disruption in the production chain of international trade due to Covid-19. The impact of this disruption on different economic agents. The role of Entrepreneurship, Innovation and Technology as the engine of the economy. Electronic money in Albania. Essay structure: Introduction Main body Conclusions References Be sure to support your arguments based on a research and keep the coherence (linking words) Length of essay 800-1.200 words, Times New Roman, 12. Be sure to write: your Name & Surname; High school name. Important Dates: Submission deadline: 15 April, 2022 Announcement of results: 3 May, 2022 Note: The esssay should be written in English REWARDS First Price: 100% study scholarship + Laptop* Second Price: 100% study scholarship Third Price: 75% study scholarship *The laptop will be given to the winner at the time of enrollment in one of the study programs offered by Beder University College. 15SHK Leksion i hapur me temë: “Politikat Ekonomike Lokale dhe Rajonale – Konkurrenca”, me Dr. Sorina Koti. Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit pranë Kolegjit Universitar Bedër zhvilloi një leksion të hapur me temë: “Politikat Ekonomike Lokale dhe Rajonale – Konkurrenca”, ku e ftuar ishte Dr. Sorina Koti. Dr. Koti aktualisht është përfaqësuese e Qarkut të Korçës në Kuvend, njëkohësisht mban dhe detyrën e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Pjesëmarrës në leksion ishin studentët e programit të Informatikës Ekonomike, të cilët u njohën me disa nga indikatorët ekonomikë dhe situatën aktuale në vendin tonë. Studentët u përfshinë në diskutime aktive në lidhje me faktorët e ndryshëm që ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal. 17DHJ Organizohet leksioni i hapur me temë “Paraja elektronike” në ambientet e Bankës së Shqipërisë Studentët e programit Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër këtë javë ndoqën një leksion të hapur në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me temë: “Paraja Elektronike”. Leksioni u mbajt nga ekspertja e BSH-së, znj. Valentina Semi, Zv. Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës. Gjatë prezantimit, znj. Semi shpjegoi tendencën e përdorimit të parasë elektronike dhe rëndësinë e pagesave elektronike duke u bazuar në Ligjin Nr. 55/2020 “Për shërbimet elektronike”. Studentët u përfshinë në pyetje dhe diskutime mbi zbatueshmërinë dhe avantazhet e ofruara nga shërbimet elektronike në realitetin shqiptar edhe në kushtet e kufizimeve të pandemisë. Në leksion u diskutua edhe mbi çështje të sigurisë së realizimit të pagesave elektronike. 22NËN Diskutim me temë “Mindset-i i Varfërisë”, me Msc. Alla Simacheva. Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi leksionin e hapur me temë: “Mindset-i i Varfërisë”, ku e ftuar ne bashkëbisedim me studentët dhe stafin ishte Msc. Alla Simacheva, (Bussines and Life Coach). Sesioni i dedikuar mindset-it të varfërisë u fokusua në rikonceptimin e disa veprimeve, zakoneve dhe stereotipeve që trashëgohen në mënyrë të pavetëdijshme. Znj, Simacheva fillimisht punoi nga afër me pjesëmarrësit duke identifikuar çdo mendim që mund t’i ndalojë në procesin e monetizimit të aftësive, çdo besim që nuk është i vërtetë. Falë bashkëpunimit, pasionit dhe mikpritjes së pjesëmarrësve, shumë shpejt u identifikuan pikat kyçe që identifikojnë mindset-in e varfërisë dhe mindset-in e bollëkut. Rezultati kryesor që u arrit ishte rikonceptimi i kohës si një resursi i vetëm i kufizuar, resurs që nuk rikthehet apo rimbushet, ndaj duhet konsideruar më i shtrenjtë dhe më i vlefshëm. U qartësua që mindset-i i varfërisë kursen dhe menaxhon paratë, kurse mindset-i i bollëkut fokusohet tek menaxhimi dhe përdorimi i kohës në mënyrën më të dobishme. Pyetja që ia vlen të reflektojmë të gjithë është se çfarë vlere (value) i shton jetës të të tjerëve profesioni im? Si profesioni im kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetesës në vendin tim? Kjo na ndihmon të fokusohemi tek maksimizimi i vlerës personale (personal value), rritjes së satisfaksionit edhe gjatë procesit mësimor. Niveli i të ardhurave në kët rast rritet proporcionalisht.