Leksion i hapur nga Profesori i Asociuar Fernando Reyes "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing"

Kolegji Universitar Bedër pati kënaqësinë të mirëpriste Profesorin e Asociuar Fernando Reyes, nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i Salamankës, në Spanjë, në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus+.

Profesori zhvilloi një leksion të hapur me temën "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing", ku studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit patën mundësinë të mësojnë rreth lidhjes interesante midis ekonomisë së sjelljes dhe strategjive të marketingut.

Ky leksion jo vetëm që pasuroi njohuritë e tyre, por gjithashtu i frymëzoi për të parë ekonominë dhe marketingun nga një perspektivë më kreative dhe praktike.

👨‍🏫 Një falënderim i veçantë për Profesor Fernando Reyes për përkushtimin dhe pasionin e tij në ndarjen e njohurive dhe për bashkëpunimin frytdhënës.

Bedër, në emër të vlerave!✨