

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e dy konkurseve të organizuara me maturantët e shkollave të mesme në të gjithë vendin.
Fituese e konkursit të Esesë ishte Eneida Shehu nga shkolla e mesme “Teknike Ekonomike” në Tiranë, e cila tashmë është studente në Departamenin e Ekonomisë dhe Biznesit. Eneida fitoi një laptop dhe bursë të plotë studimi në programin Financë Kontabilitet.
Gjithashtu, Andi Zylali nga Medreseja “Lirija” në Elbasan ishte fitues i konkursit të Entreprethon, organizuar nga klubi studentor “Sipërmarrje dhe Inovacion” me mbështetjen e Departamentit të Ekonomiksë dhe Biznesit. Andi fitoi një smart watch dhe bursë të plotë studimi në programin Informatikë Ekonomike.
I urojmë suksese të mëtejshme studentëve tanë!