Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder organizoi Workshopin e Inovacionit me temë "Innovate to Elevate the Disruptive Dreams into Start up Landscape" me të ftuar kryesor Z. Ergest Nako

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder organizoi Workshopin e Inovacionit me temë "Innovate to Elevate the Disruptive Dreams into Start up Landscape" me të ftuar kryesor Z. Ergest Nako, Ekspert IT dhe Inovacioni.

Në këtë sesion bashkëpunues dhe praktik studentët u nxitën të zhvillojnë kreativitetin në funksion të gjenerimit të ideve të reja për zgjidhjen e problemeve ose zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve.

Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyra të ndryshme për të rrahur mendimet dhe për t'u ushtruar në zgjidhjen e problemeve me aktivitete të strukturuara për të eksploruar koncepte të reja, për të sfiduar supozimet ekzistuese dhe për të nxitur një kulturë të inovacionit. 🌐

Z. Nako ndër të tjera ndihmoi studentët të bëjnë një ndarje të saktë të koncepteve të ndryshme si, ndërmarrja, startup-i, inovacioni, idetë shkëputëse apo radikale dhe i njohu me biznese të ndryshme të dështuara, me qëllim që t’i shohin dështimet si një mënyrë për të nxjerrë mësime drejt suksesit në një mjedis dinamik. 📉➡️📈

Në përfundim, studentët u njohën gjithashtu me dinamikat e tregut të punës në fusha specifike dhe mundësitë e ndryshme të praktikave.