Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli përmes leksionit të hapur me temë “Industria bankare: Situata aktuale, sfidat dhe mundësitë” njohu, studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër, në detaje me sektorin bankar në Shqipëri dhe më gjerë. Në fjalën e tij, z.Brumbulli ju parashtroi studentëve informacione dhe fakte të detajuara në lidhje me ecurinë dhe dinamikat e sektorit bankar dhe i njohu pjesëmarrësit me digjitalizimin, bankingun e hapur, prirjet e industrisë dhe rolin thelbësor të edukimit financiar. Falenderojmë profesorin për ekspertizën e vyer dhe jemi entuziastë për bashkëpunime të tjera në vijim.