"E-Commerce Fusion": Ndërlidhja e njohurive në bazën e të dhënave, programim në ueb dhe sipërmarrje

Studentët e vitit të dytë të programit Informatikë Ekonomike integruan njohuritë e marra në tre lëndë: “Baza e të dhënave”, “Programim në web” dhe “e-Commerce” duke i konkretizuar në një projekt të përbashkët.
 
Studentët ideuan biznesin e tyre online në zbatim të njohurive të marra në lëndën e-commerce, hartuan databazën e tij sipas teknikave të studiuara në lëndën baza e të dhënave dhe krijuan website-in e tij në kuadër të lëndës programim në web. E gjithë puna u realizua duke ndjekur udhëzimet dhe udhëheqjen e pedagogëve të secilës lëndë. Në këtë mënyrë studentët praktikuan njohuritë e marra në auditor në iniciativa konkrete, u praktikuan në hartimin e databazës dhe krijimit të website si dhe filluan të mendojnë në mënyrë kreative për të ideuar biznesin e tyre online.
 
Kjo qasje i ndihmon dhe i nxit studentët të ndërmarrin iniciativa sipërmarrëse duke përdorur lehtësirat e ofruara nga Interneti dhe Teknologjia e Informim Komunikimit, ndërthurja optimale e teorisë me praktikën, në përputhje me qëllimin e këtij programi studimi.