Konferenca Albanian Dreamin’ 22

Studentët e Programit të Studimit të Informatikës Ekonomike ndoqën konferencën Albanian Dreamin' 22 e cila u zhvillua më 28 maj, në Hilton Garden Inn, Tiranë.

Albanian Dreamin' 22 ishte një konferencë e cila synonte të aktivizonte dhe forconte potencialin e fuqisë punëtore  përmes asistencës, edukimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të njohurive për të përmirësuar fuqinë punëtore dhe profesionalizmin në Shqipëri. Duke marrë pjesë në këtë event studentët mund të takohen dhe të krijojnë kontakte me të gjithë njerëzit potencialë në komunitetin shqiptar dhe në mbarë botën.