

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit morën pjesë në leksionin e hapur të organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura “Netët e Muzeut”. Në këtë leksion me temë “Psikologjia e Parasë dhe Rritja Personale”patëm kënaqësinë të dëgjojmë Prof. Niko Panon, një figurë e mirënjohur në fushat e ekonomisë dhe mësimdhënies. Prof. Pano ndau me dëgjuesit informacion mbi çështje kyçe të sjelljes financiare dhe zhvillimit personal, duke shtjelluar ndikimet që sjellja, përvoja personale dhe vendosja e qëllimeve afatgjata financiare kanë në lidhje me suksesin financiar.
Leksioni u hap nga zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, e cila theksoi angazhimin e Muzeut për ofrimin e njohurive nga fusha të ndryshme, duke përfshirë numizmatikën, historinë bankare, edukimin financiar, filatelinë, artin dhe arkitekturën. Përmes leksioneve të “Netëve të Muzeut,” ky Muze synon të sjellë këndvështrime të reja për vizitorët dhe të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe mendimeve.
Pas leksionit, të studentët patën mundësinë të vizitojnë Muzeun e Bankës së Shqipërisë.