Teknologjia, arma ime shpërthyese për sukses

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi seminarin e hapur me Ermir Mamaqi, PhD cand dhe Sales Trainer. Gjatë këtij seminari, z. Mamaqi shpjegoi për studentët sesi teknologjia, si një realitet i pashmangshëm tashmë, ndikon në suksesin e gjithësecilit prej nesh nëse përdoret siç duhet. E rëndësishme është që ta shfrytëzojmë për mirë atë duke e përshtatur me nevojat tona.
 
Z. Mamaqi i këshilloi studentët të ndjekin ëndrrat e tyre sepse janë në moshën perfekte për të eksperimentuar dhe gjetur vetveten duke qenë se aftësitë e biznesit, menaxhimit, marketingu a lidershipi janë aftësi të cilat nuk lindin bashkë me njeriun por fitohen me kalimin e kohës.