“Transformimi Dixhital në kohën e sfidave”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit, Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit pranë Kolegjit Universitar Beder, në partneritet me Departamentin e Menaxhimit dhe Departamentin e Informatikës në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë dhe Albanian University, morën pjesë në Forumin e Dytë Studentor me titull: “Transformimi Dixhital në kohën e sfidave”.Forumi nisi me fjalët përshëndetëse të drejtuesve të Fakulteteve, të cilët shprehën vlerësimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe dëshirën që ky event të vazhdojë të organizohet edhe në vitet në vazhdim. Në këtë forum, Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit u përfaqësua nga studentët: Jonida Hysi, Xhensil Ferhati dhe Ervin Bega, të cilët prezantuan punimet e tyre lidhur me “Sulmet në HTTPS”, “Rreziqet që i kanosen fëmijeve shqiptarë nga lundrimi në internet” dhe “E-banking”. Studentët u vlerësuan me një certifikatë për pjesmarrjen e tyre në këtë aktivitet.