Zemra plot, por këmbët në tokë!

“Zemra plot, por këmbët në tokë!”, ishte mesazhi i znj. Irena Beqiraj, ekzekutive e lartë dhe eksperte financash, me një eksperiencë 22 vjeçare në lidership dhe ekspertiza teknike, e ftuar nga Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit për të diskutuar me studentët në çelje të vitit të ri akademik.
 
Znj.Beqiraj ndau me studentët rrugëtimin e saj të gjatë profesional duke e integruar me njohuritë në fushën e financës, ekonomisë, projekteve, dhe politikë-bërjes.
 
Gjatë diskutimit interaktiv, Znj. Beqiraj i këshilloi studentët të shfrytëzojnë fort kohën, ta kthejnë atë në investim dhe të vlerësojnë njohuritë që përftojnë gjatë rrugëtimit akademik.