

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Universitetin Fan S.Noli të Korçës dhe Albanian University, organizuan Konferencën e tretë Studentore me temë “Transformimi dixhital në kohën e sfidave”.
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit u përfaqësua nga studentët e programit të Informatikës Ekonomike të cilët prezantuan punimet e tyre. Studentja Alisia Sulkja mori pjesë me punimin me temë “Impakti i Internetit në biznesin elektronik”, studentet Xhoi Shahini dhe Erida Hoxha prezantuan punimin me temë “Rëndësia e sigurisë kibernetike në epokën dixhitale”. Gjatë kësaj konference studentët patën mundësinë e marrjes së informacionit në lidhje me tematikat dhe trended më të fundit në fushën e Teknologjisë. Gjithashtu, ky event nxiti frymën e bashkëpunimit mes tyre. Në përfundim të konferencës, studentët u pajisen me çertifikata për pjesmarrjen e tyre në këtë event.