Leksion i hapur, tregu i sigurimeve në Shqipëri

Qendra Zhvillimore-Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion organizoi dje një leksion të hapur, ku i ftuar në bashkëbisedim me studentët e Kolegjit Universitar Bedër ishte z. Gëzim Tola, Drejtor i Shitjeve dhe Produkteve Vullnetare në grupin Eurosig-Insig, njëkohësisht dhe Drejtor i Menaxhimit të Riskut për Eurosig Kosovë. 
 
Nën moderimin e Drejtorit të Qendres, Dr. Ndriçim Çiroka, përgjatë këtij leksioni z. Tola foli mbi historikun e sigurimeve, si një nevojë e hershme e shoqërisë njerëzore. Me tej ai pasqyroi situatën në Shqipëri dhe nevojën për sigurim. Z. Tola u ndal dhe tek historiku dhe filozofia me të cilën operon grupi Eurosig-Insig, produktet dhe paketat kryesore që ofron, etj. 
 
Nga ana tjetër studentët shfaqën interesin e tyre për të mësuar më shumë rreth sektorit sigurimeve në vendin tonë dhe në botë.