

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder, në bashkepunim me Qendrën “Skills 4 Change”, organizoi një sesion trajnimi në Soft Skills për studentët e programeve Informatikë Ekonomike dhe Financë Kontabilitet.
Gjatë seancave të trajnimit, studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe bashkëpunuese përmes aktiviteteve të ndryshme. Trajnerja e çertifikuar ndërkombëtarisht, Erida Shkalla, theksoi rëndësinë e përpikmërisë dhe besimit në vetvete, të cilat janë vendimtare për sukses. Ata u inkurajuan të ndajnë lirisht mendimet dhe idetë e tyre dhe të jenë vetvetja.
Studentët pjesmarrës në trajnim treguan përparim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Ata mësuan të dëgjojnë në mënyrë aktive, të shprehen me vetëbesim dhe të punojnë në mënyrë efektive në ekip.
Ata gjithashtu u bënë më të vetëdijshëm për pikat e tyre të forta dhe të dobëta, dhe se si mund t'i përdorin ato për të arritur qëllimet e tyre. Studentët e shfrytëzuan këtë mundësi për të përmirësuar veten dhe me qëllim që t'i zbatojnë këto aftësi në përpjekjet e tyre të ardhshme.