Studentët e Kolegjit Universitar Beder vizitojnë Muzeun e Bankës Kombëtare

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve me tematikë "Muzetë Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia", studentët  e departamentit të Ekonimisë dhe Biznesit  dhe departamentit të Drejtesisë në Kolegjin Universitar Beder vizituan  Muzeun e Bankës Kombëtare duke u njohur nga afër me historikun e saj. 
Ata u shoqëruan në këtë vizitë nga stafi i departamentit dhe u pritën nga përfaqësues të bankës të cilët i shoqëruan në ambientet e muzeut duke iu shpjeguar infomacione të ndryshme mbi Muzeun e Bankës.
Gjatë kësaj vizitë studentët u njohën jo vetëm me ambientet e muzeut por edhe me zhvillimit e ndryshme historike dhe etapat në të cilat konsolidimi i institucionit ka kaluar. Në katin e parë, studentët u njohën me Dhomën e Thesarit ose siç njihet ndryshe "Rondo", ku u prezantua koleksioni i pasur numizmatik i Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu,  ata patën fatin të njihen nga afër me vlerat historike dhe numizmatike që mbart monedha, përmes ekspozimit të thesareve, koleksioneve të monedhave dhe kartëmonedhave, që kanë qarkulluar dhe janë përdorur në territoret historike të vendit, nga antikiteti deri në ditët e sotme. Ndërkohë, në katin e dytë u njohën me historinë e institucionit të bankës qëndrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe në garantimin e stabilitetit financiar të vendit, si dhe funksionet kushtetuese, sikurse patër dhe mundësinë të vizitojnë ekspozitën e hapur enkas për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.
Nga ana tjetër, studentët u njohën me ambientet e bankës që shërbejnë për edukimin e publikut dhe ku vizitorët mund të informohen në mënyrë interaktive. 
Në fund studentëve ju paraqit mënyra sesi populli shqiptar i ka konceptuar etapa të ndryshme të zhvillimit përmes qasjes kundrejt parasë të përmbledhura në një kolazh me sekuenca nga filma të ndryshëm të konematografisë shqiptare.