Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit vizituan sot Coca Cola Bottling Albania. Studentët u informuan rreth kompanisë që në fillimet e saj në tregun botëror dhe atë shqiptar. U shpjeguan nismat e ndryshme dhe impakti socio-ekonomik i Coca Cola në Shqipëri. Studentëve iu dha mundësia që të vrojtojnë nga afër procesin e prodhimit të produkteve kryesore të kompanisë, gjë që nxiti interes dhe diskutim te studentët.