Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi leksionin e hapur me temë: “Mindset-i i Varfërisë”, ku e ftuar ne bashkëbisedim me studentët dhe stafin ishte Msc. Alla Simacheva, (Bussines and Life Coach). Sesioni i dedikuar mindset-it të varfërisë u fokusua në rikonceptimin e disa veprimeve, zakoneve dhe stereotipeve që trashëgohen në mënyrë të pavetëdijshme.
Znj, Simacheva fillimisht punoi nga afër me pjesëmarrësit duke identifikuar çdo mendim që mund t’i ndalojë në procesin e monetizimit të aftësive, çdo besim që nuk është i vërtetë. Falë bashkëpunimit, pasionit dhe mikpritjes së pjesëmarrësve, shumë shpejt u identifikuan pikat kyçe që identifikojnë mindset-in e varfërisë dhe mindset-in e bollëkut.
Rezultati kryesor që u arrit ishte rikonceptimi i kohës si një resursi i vetëm i kufizuar, resurs që nuk rikthehet apo rimbushet, ndaj duhet konsideruar më i shtrenjtë dhe më i vlefshëm. U qartësua që mindset-i i varfërisë kursen dhe menaxhon paratë, kurse mindset-i i bollëkut fokusohet tek menaxhimi dhe përdorimi i kohës në mënyrën më të dobishme.
Pyetja që ia vlen të reflektojmë të gjithë është se çfarë vlere (value) i shton jetës të të tjerëve profesioni im? Si profesioni im kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetesës në vendin tim? Kjo na ndihmon të fokusohemi tek maksimizimi i vlerës personale (personal value), rritjes së satisfaksionit edhe gjatë procesit mësimor. Niveli i të ardhurave në kët rast rritet proporcionalisht.