Formimi profesional, një urë lidhëse midis universitetit dhe tregut të punës

Programi i Informatikës Ekonomike dhe Financë Kontabilitet në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi trajnimin me temë “Formimi profesional, një urë lidhëse midis universitetit dhe tregut të punës” në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare të parashikuara nga departamenti për këtë vit akademik.
 
E ftuar për të mbajtur këtë trajnim ishte Znj. Silvana Gerxhani, eksperte me një eksperencë 15 vjecare në sektorin bankar dhe themeluese e qendrës së konsulencës “DD Business Solutions”. Si fillim u prezantua fokusi i qendrës dhe sesi ajo synon të lidhë studentët më tregun e punës. Qëllimi kryesor i trajnimit ishte plotësimi i njohurive të marra gjatë studimeve me aftësi praktike që të përafrojnë më tepër me tregun e punës, duke integruar specifika nga sektori bankar.
 
Në pjesën e fundit, studentët u njohën me departamentet kryesore të një banke dhe aftësitë e buta dhe teknike që kërkon secili prej tyre dhe u mbyll me një diskutim të lirë.