Në kuadër të bashkëpunimit mes Kolegjit Universitar Bedër dhe Universitetit Tor Vergata (Romë), studentët e vitit të dytë të programit Informatikë Ekonomike, morën pjesë në një program simulues të quajtur "HEC MONTREAL, ERP STIMULATION GAME" prej 4 seancash nën drejtimin e Prof. Assoc. Gianluca Mattarocci. Simulimi i Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjes (Enterprise Resource Planning) është një teknologji unike e simulimit të biznesit e zhvilluar në HEC Montréal që mundëson simulimin e konteksteve të biznesit afër jetës reale të Sistemeve të Informacionit të korporatave të mëdha. Loja ka si qëllim aftësimin e pjesmarësve në treg, duke i nxitur të përdorin njohuritë e tyre mbi financën, menaxhimin dhe marketingun. Tipari thelbësor i simulimit është ndërlidhja që krijohet mes studentëve pjesmarës dhe kompanive reale duke e bërë kështu nje sistem të vertetë ERP.
https://economia.uniroma2.it/master-science/ba/home/935-1857/erpsim-the-business-simulation-for-sap-s-4hana