Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit pranë Kolegjit Universitar Bedër zhvilloi një leksion të hapur me temë: “Politikat Ekonomike Lokale dhe Rajonale – Konkurrenca”, ku e ftuar ishte Dr. Sorina Koti. Dr. Koti aktualisht është përfaqësuese e Qarkut të Korçës në Kuvend, njëkohësisht mban dhe detyrën e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
Pjesëmarrës në leksion ishin studentët e programit të Informatikës Ekonomike, të cilët u njohën me disa nga indikatorët ekonomikë dhe situatën aktuale në vendin tonë. Studentët u përfshinë në diskutime aktive në lidhje me faktorët e ndryshëm që ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe rajonal.