Studentët e informatikës ekonomike morën pjesë në një workshop të organizuar nga Raiffeizen Bank. Qëllimi këtij workshopi ishte të fokusoheshin te të rinjtë dhe përdorimi i teknologjisë në sistemet bankare.
Gjatë workshopit, studentët bënë shkëmbim të informacioneve, argumentuan ide dhe ndanë mendime. Përdorimi i lojërave kreative ndihmoi në zhvillimin e mendimit kritik te studentët dhe nxitje të bashkëpunimit.
Ata përballën sfidat për të përdorur teknologjinë në sistemin bankar dhe ofruan mendimet e tyre për zgjidhjen e tyre, me fokus në klientin dhe shërbimin ndaj tij.
Në fund të aktivitetit studentët morën disa dhurata simbolike nga banka