Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi workshopin me temë “Fintech and Open Banking”. Workshop-i u zhvillua online nga Profesori i Asociuar Gianluca Mattarocci, Tor Vergata University Roma, Itali.
Temat e trajtuara lidheshin me trendet e reja të investimeve në sektorin e financave dhe bankar pas risive në teknologji. Studentët u njohën me këto mundësi investimi online të ilustruara me shembuj aktualë nga Italia dhe korporatat ndërkombëtare. Një ndërveprim aktiv me studentët u bë i mundur duke përdorur softuerin Mentimeter.
Profesor Mattarocci inkurajoi studentët e programit bachelor në “Informatikë Ekonomike” të eksplorojnë vazhdimisht mundësitë më të reja të investimit në Fintech dhe Open Banking në përputhje me programin e tyre të studimit.