Leksion i hapur me temë "Sipërmarrja dhe aftësitë e sipërmarrësit" nga z. Shkelzen Marku

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit organizoi  leksionin e hapur me temë: "Sipërmarrja dhe aftësitë e sipërmarrësit" me të ftuar z. Shkelzen Marku Themelues dhe CEO i Enterimpact , Bashkëthemelues dhe Drejtor i YSB Balkans.
 
Z. Marku përcolli pranë studentëve në mënyrë shumë praktike eksperiencën e tij disavjeçare në zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit, këshillimin dhe mentorimin e MSME-ve, startupeve dhe sipërmarrësve me impakt social. 
 
Si ekspert i përfshirë shpeshherë në hartimin dhe zbatimin e instrumentave financiarë dhe jo-financiarë në mbështetje të sipërmarrësve në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, z. Marku solli në vëmendje të studentëve aftësi dhe teknika që duhet të shfaqen dhe të adaptohen për tu bërë një sipërmarrës i suksesshëm duke nxitur më tej shpirtin e iniciativës dhe të kreativitetit të studentëve për të dalë përtej kornizave të edukimit formal dhe për të menduar në përshtatje me kërkesat e tregut të punës në Shqipëri.
 
Studentët e mirëpritën trajnimin duke reflektuar më tej për projeksionet e tyre për të ardhmen.