Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder organizoi një leksion të hapur me temë “Ekonomia e Dijës” i cili u mbajt nga akademiku dhe eksperti i mirënjohur i ekonomisë Prof. Dr. Arben Malaj.
Fokusi kryesor i leksionit ishte qasja kundrejt dijës si e mirë publike me anë të së cilës synohet barazia e mundësive dhe rritja e përfituesve të çdo shtrese sociale. Ekonomizimi i saj vjen si zgjidhje e qëndrueshmë e tre sfidave më të mëdha sociale: papunësia, pabarazia dhe varfëria.
Prof. Malaj theksoi faktin se Europa e vitit 2030 do të haset me një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, thellësim të hendekut të shpërndarjes së të ardhurave dhe thellësim të varfërisë ekstreme. Mënyra më ë mirë për t’u bërë ballë këtyre sfidave është përmes përafrimit të shpejëtësisë së dijeve me shpejtësinë e tregjeve; identifikimit të njohurive më të dobishme dhe nevojave kryesore të kompanive, si dhe; përditësimit të njohurive sipas kërkesave të tregut.
Në këtë kuadër, studentët u njohën me të dhëna dhe tendenca të ndryshme nga vende të ndryshme nga bota, ku u theksua rëndësia thelbësore e aftësive të buta, krijimit të një karakteri të virtytshëm si vlera më e qëndrueshme e çdo sfide në ekonominë e dijes.
Në pjesën e fundit Z.Malaj i njohu studentët me politikat e integrimit, me proceset e ndjekura nga vendi jonë dhe fazat në të cilat ai ndodhet në këtë proces. Ai shpjegoi qasjen e ndjekur në këtë marrëdhënie dhe detyrat që i takojnë secilës palë interesi.
Ky ishte një leksion dhe bashkëbisedimin shume i frytshëm, duke lënë të hapura mundësi të tjera bashkëpunimi të ndërsjelljta.
Arben Malaj është konsulent ndërkombëtar; autor librash; ish-Ministër i Financave dhe Ekonomisë; ish-Anëtar i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë; Themelues dhe President i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje.