Vizitë pune në Universitetin Tor Vergata të Romës

Në kuadër të projektit Erasmus+, Përgjegjësja e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, Dr. Elda Dollija dhe Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë, Dr. Gentjan Skara zhvilluan një vizitë pranë Universitetit Tor Vergata të Romës, Itali.
 
Gjatë kësaj vizite, Dr. Dollija dhe Dr. Skara u takuan me përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë Prof. Massimo Papa dhe Prof. Gianluca Mattarocci.
 
Krahas bashkëpunimit në kuadër të projektit Erasmus+, u diskutua edhe për realizimin e një sërë aktivitetesh të tjera si: i) organizimi i seminareve dhe konferencave shkencore të përbashkëta; ii) shkembimi i stafit akademik dhe studentëve dhe iii) bashkëpunimi në projekte kërkimore shkencore.
 
Universiteti i Tor Vergata është ndër institucionet më prestigjoze në Itali dhe rankohet në vendin e 3-të ndër universitet ndërkombëtare themeluar në 50 vitet e fundit.