Thirrje për aplikime Erasmus+ për studentët e Drejtësisë dhe Ekonomisë & Biznesit

Kolegji Universitar “Bedër”, partner në Programin e Shkëmbimit Erasmus +,  shpall thirrjen si më poshtë:

 Në kuadër të bashkëpunimit me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” në Vukovar (VEVU) Kroaci, është hapur thirrja për aplikime të mobilitetit të studentëve në fushën e Ekonomisë dhe Drejtësisë, për periudhën Pranverë 2024. Kuotat për këtë thirrje janë si më poshtë:

Aktiviteti 1 - SMS- Student Mobility for Study  – 1 kuotë – Pranverë 2024 – 3.5 Muaj

Kriteret e aplikimit:

1.    Studentët në Programet e Studimit të Ciklit të Parë: 

·       Studenti duhet të jetë në vitin e parë ose të dytë; (përvec programit të integruar në drejtësi që mund të jetë edhe në vitin 3 ose 4)

·       Studenti duhet të ketë një CGPA të paktën 2.50 nga 4.00.

Dokumentat e aplikimit:

- Formulari Ndërkombëtar i Shkëmbimit i plotësuar (1 kopje)

- Transkripti më i fundit i notave (nga Zyra e Regjistrimit) (1 kopje)

- Letër motivimi

- Certifikatë e mbrojtjes së Gjuhës Angleze (min. B1)

- CV

- Fotokopje e pasaportës / letërnjoftimit kombëtar (1 kopje)

 

Afati i aplikimit: 22 Dhjetor 2023

Dokumentat e printuar do dorëzohen pranë asistentëve te Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombërtare sipas departamenteve dhe me email në [email protected] (vetëm formulari).

Asistentët sipas departamenteve:

Departamenti i Drejtësisë: MSc. Fioralba Markja

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit: MSc. Eduina Maksuti

 

Shënim: Secili student i zgjedhur do të marrë një grant të financuar nga Komisioni Evropian dhe shpenzimet e udhëtimit në vendin pritës bazuar në distancë.

 

Për më shumë informacion mund të dërgoni email në: [email protected]