TË REJA Sesion informues rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0. Studentët prezantojnë projektet semestrale Leksion i hapur: "Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës” Leksion i hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të AAB, Dr. Spiro Brumbulli Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) KALENDARI I AKTIVITETEVE 10TET Studentët e Informatikës Ekonomike në Panairin 08TET Vizita studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë 07PRI Konkursi i Esesë në Ekonomi dhe Enformatikë 05MAR Programi Inkubimit Junior UP 3.0 19JAN "E-Commerce Fusion": Ndërlidhja e njohurive në bazën e të dhënave, programim në ueb dhe sipërmarrje 09NËN Industria bankare: Situata aktuale, sfidat dhe mundësitë 08NËN Susilo Business+ Ethics Case Competition NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 10TET Studentët e Informatikës Ekonomike në Panairin Studentët e programit të Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër morën pjesë në panairin "Future2Tech", një event i organizuar nga AlbaniaTech dhe Iceberg Exhibitions. Ky aktivitet u fokusua në tendencat më të reja dhe inovacionet teknologjike, duke përfshirë sektorë të ndryshëm si elektronika, softuerët, telekomunikacioni, inteligjenca artificiale, robotika dhe më shumë. Gjatë panairit, studentët patën mundësinë të njiheshin nga afër me teknologjitë më të avancuara dhe produktet më të reja përmes ekspozitave dhe demonstrimeve live. Aktiviteti gjithashtu përfshiu prezantime nga profesionistë të fushës dhe mundësi për të diskutuar projekte të ardhshme dhe për të ndarë ide. Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët të eksploronin aplikime praktike të njohurive të tyre, duke i lidhur ato me teorin, dhe për të përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional. 08TET Vizita studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë Studentët e programit të Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër zhvilluan një vizitë studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në kuadër të ciklit të aktiviteteve ekstrakurrikulare të parashikuara për këtë vit akademik nga Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit. Gjatë kësaj vizite, studentët, të shoqëruar nga stafi i departamentit, u pritën nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë. Ata u njohën jo vetëm me ambientet e Muzeut, por edhe me zhvillimet historike dhe etapat e konsolidimit të këtij institucioni të rëndësishëm. Studentët patën mundësinë të eksplorojnë vlerat historike dhe numizmatike të monedhave, përmes ekspozitave me thesare, koleksione monedhash dhe kartëmonedhash, që kanë qarkulluar në territorin tonë nga antikiteti deri në ditët e sotme. Nga ana tjetër, ata u njohën me ambientet edukative të Bankës, ku vizitorët mund të informohen në mënyrë interaktive. U diskutua gjithashtu për mundësinë e organizimit të leksioneve dhe aktiviteteve të tjera didaktike në fushën e parasë dhe të ekonomisë në të ardhmen. 07PRI Konkursi i Esesë në Ekonomi dhe Enformatikë Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizon konkursin e Esesë në ekonomi dhe informatikë për të gjithë maturantët nga gjimnazet publike dhe jo-publike në Shqipëri. Temat e Konkursit - Ekonomi: Eksplorimi i sfidave ekonomike me të cilat përballen vendet në zhvillim. Anët pozitive dhe negative të ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi. Analizoni se si Toka, Puna, dhe Kapitali i japin formë ekonomisë. Temat e Konkursit - Informatikë: Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi i saj në shoqëri Mbrojtja e të dhënave nga sulmet kibernetike Media Sociale dhe sjellja e të rinjve Struktura Esesë: Hyrje Zhvillim Mbyllje Referenca Afati i Dorëzimit të Eseve: 7 Prill 2024 Cmimet e Konkursit: Vendi i parë: 100% bursë + Laptop Vendi i dytë: 100% bursë Vendi i tretë: 75% bursë Detajet e tjera të konkursit mund t’i gjeni në poster ose mund të na kontaktoni në adresën: [email protected] 05MAR Programi Inkubimit Junior UP 3.0 Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi një sesion informues për studentët rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0. I ftuari, z. Gerion Treska u shpjegoi studentëve se Junior UP 3.0 ka hapur thirrjen për aplikime për të rinjtë që kanë një ide biznesi apo ata të cilët janë në fazat e para të një startup-i dhe synojnë ta përmirësojnë atë. “Deri më tani janë mbështetur financiarisht 7 startup-e, ndërsa me ekspertizë dhe mentorim janë mbi 30 startup-e”, u shpreh z. Treska. Studentët u aktivizuan duke drejtuar pyetje ndaj të ftuarit dhe mundësive të aplikimit në programin e inkubimit. Nëse dëshironi të aplikoni dhe të mësoni më shumë rreth programit, mund të vizitoni linkun: https://linktr.ee/jaofalbania 19JAN "E-Commerce Fusion": Ndërlidhja e njohurive në bazën e të dhënave, programim në ueb dhe sipërmarrje Studentët e vitit të dytë të programit Informatikë Ekonomike integruan njohuritë e marra në tre lëndë: “Baza e të dhënave”, “Programim në web” dhe “e-Commerce” duke i konkretizuar në një projekt të përbashkët. Studentët ideuan biznesin e tyre online në zbatim të njohurive të marra në lëndën e-commerce, hartuan databazën e tij sipas teknikave të studiuara në lëndën baza e të dhënave dhe krijuan website-in e tij në kuadër të lëndës programim në web. E gjithë puna u realizua duke ndjekur udhëzimet dhe udhëheqjen e pedagogëve të secilës lëndë. Në këtë mënyrë studentët praktikuan njohuritë e marra në auditor në iniciativa konkrete, u praktikuan në hartimin e databazës dhe krijimit të website si dhe filluan të mendojnë në mënyrë kreative për të ideuar biznesin e tyre online. Kjo qasje i ndihmon dhe i nxit studentët të ndërmarrin iniciativa sipërmarrëse duke përdorur lehtësirat e ofruara nga Interneti dhe Teknologjia e Informim Komunikimit, ndërthurja optimale e teorisë me praktikën, në përputhje me qëllimin e këtij programi studimi. 09NËN Industria bankare: Situata aktuale, sfidat dhe mundësitë Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli përmes leksionit të hapur me temë “Industria bankare: Situata aktuale, sfidat dhe mundësitë” njohu, studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër, në detaje me sektorin bankar në Shqipëri dhe më gjerë. Në fjalën e tij, z.Brumbulli ju parashtroi studentëve informacione dhe fakte të detajuara në lidhje me ecurinë dhe dinamikat e sektorit bankar dhe i njohu pjesëmarrësit me digjitalizimin, bankingun e hapur, prirjet e industrisë dhe rolin thelbësor të edukimit financiar. Falenderojmë profesorin për ekspertizën e vyer dhe jemi entuziastë për bashkëpunime të tjera në vijim. 08NËN Ceremonia e ndarjes së çmimeve Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e dy konkurseve të organizuara me maturantët e shkollave të mesme në të gjithë vendin. Fituese e konkursit të Esesë ishte Eneida Shehu nga shkolla e mesme “Teknike Ekonomike” në Tiranë, e cila tashmë është studente në Departamenin e Ekonomisë dhe Biznesit. Eneida fitoi një laptop dhe bursë të plotë studimi në programin Financë Kontabilitet. Gjithashtu, Andi Zylali nga Medreseja “Lirija” në Elbasan ishte fitues i konkursit të Entreprethon, organizuar nga klubi studentor “Sipërmarrje dhe Inovacion” me mbështetjen e Departamentit të Ekonomiksë dhe Biznesit. Andi fitoi një smart watch dhe bursë të plotë studimi në programin Informatikë Ekonomike. I urojmë suksese të mëtejshme studentëve tanë! 08NËN Susilo Business+ Ethics Case Competition Studentët e vitit të dytë të Informatikës Ekonomike po marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Susilo Business+ Ethics Case Competition”, organizuar nga Boston University Questrom School of Business. Në fillim të konkursit studentëve iu dha rasti i studimit të një kompanie robotike "Artimus". Ata duhet të bënin studime rreth tregut, etikës së biznesit, analizës së të dhënave dhe t’i prezantonin ato para një jurie ndërkombëtare. Përgjatë 8 javëve studentët punuan me rastin duke bërë kërkime dhe analiza të shumta për të përgatitur prezantimin e tyre. Përgatitja e tyre serioze dhe përkushtimi që treguan gjatë prezantimit u vlerësua pozitivisht nga juria. "Well done, keep in touch for the next week!", u shprehën anëtarët e jurisë për studentët tanë. Studentët tanë ia dolën të jenë në 10 skuadrat më të mira, që kaluan në gjysëm finale. Ata janë një hap larg FINALES së madhe, e cila do t’i mirëpresë 5 skuadrat më të mira në Singapor. 21 universitete nga shtete të ndryshme morën pjesë në konkursin ndërkombëtar. I urojmë suksese të mëtejshme studentëve tanë!