DEPARTAMENTI I EKONOMISË DHE BIZNESIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Informatikë Ekonomike
    • Bachelor në Financë Kontabilitet
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Sesion informues rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0.
  • Studentët prezantojnë projektet semestrale
  • Leksion i hapur: "Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës”
  • Leksion i hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të AAB, Dr. Spiro Brumbulli
  • Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 29
    SHT
    Mpomax
  • 18
    SHT
    Slot Mpo
  • 07
    SHT
    Link Gacor
  • 10
    JAN
    Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në KU Beder morën pjesë në një sesion informues mbi E-Entrepreneur Accelerator nga Albanian e-Commerce Association (AECA)
  • 14
    DHJ
    Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, në bashkëpunim me Zyrën e Kërkimit dhe Projekteve, organizoi një seminar të veçantë që solli në fokus Kërkimin dhe Inovacionin e Hapur dhe të Përgjegjshëm (ORRI)
  • 13
    DHJ
    Konkursi i esesë, edicioni i tretë
  • 12
    DHJ
    Leksion i hapur nga Profesori i Asociuar Fernando Reyes "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing"

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit
  • Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve
  • Historia e medias dhe transformimet mediatike
  • Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022
  • Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

05
NËN

Leksioni i hapur organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë me temë “Psikologjia e Parasë dhe Rritja Personale”

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit morën pjesë në leksionin e hapur të organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura “Netët e Muzeut”. Në këtë leksion me temë “Psikologjia e Parasë dhe Rritja Personale”patëm kënaqësinë të dëgjojmë Prof. Niko Panon, një figurë e mirënjohur në fushat e ekonomisë dhe mësimdhënies. Prof. Pano ndau me dëgjuesit informacion mbi çështje kyçe të sjelljes financiare dhe zhvillimit personal, duke shtjelluar ndikimet që sjellja, përvoja personale dhe vendosja e qëllimeve afatgjata financiare kanë në lidhje me suksesin financiar. Leksioni u hap nga zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, e cila theksoi angazhimin e Muzeut për ofrimin e njohurive nga fusha të ndryshme, duke përfshirë numizmatikën, historinë bankare, edukimin financiar, filatelinë, artin dhe arkitekturën. Përmes leksioneve të “Netëve të Muzeut,” ky Muze synon të sjellë këndvështrime të reja për vizitorët dhe të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe mendimeve. Pas leksionit, të studentët patën mundësinë të vizitojnë Muzeun e Bankës së Shqipërisë.
10
TET

Studentët e Informatikës Ekonomike në Panairin

Studentët e programit të Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër morën pjesë në panairin "Future2Tech", një event i organizuar nga AlbaniaTech dhe Iceberg Exhibitions. Ky aktivitet u fokusua në tendencat më të reja dhe inovacionet teknologjike, duke përfshirë sektorë të ndryshëm si elektronika, softuerët, telekomunikacioni, inteligjenca artificiale, robotika dhe më shumë.   Gjatë panairit, studentët patën mundësinë të njiheshin nga afër me teknologjitë më të avancuara dhe produktet më të reja përmes ekspozitave dhe demonstrimeve live. Aktiviteti gjithashtu përfshiu prezantime nga profesionistë të fushës dhe mundësi për të diskutuar projekte të ardhshme dhe për të ndarë ide.   Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët të eksploronin aplikime praktike të njohurive të tyre, duke i lidhur ato me teorin, dhe për të përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
08
TET

Vizita studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Studentët e programit të Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër zhvilluan një vizitë studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në kuadër të ciklit të aktiviteteve ekstrakurrikulare të parashikuara për këtë vit akademik nga Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit. Gjatë kësaj vizite, studentët, të shoqëruar nga stafi i departamentit, u pritën nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë. Ata u njohën jo vetëm me ambientet e Muzeut, por edhe me zhvillimet historike dhe etapat e konsolidimit të këtij institucioni të rëndësishëm. Studentët patën mundësinë të eksplorojnë vlerat historike dhe numizmatike të monedhave, përmes ekspozitave me thesare, koleksione monedhash dhe kartëmonedhash, që kanë qarkulluar në territorin tonë nga antikiteti deri në ditët e sotme. Nga ana tjetër, ata u njohën me ambientet edukative të Bankës, ku vizitorët mund të informohen në mënyrë interaktive. U diskutua gjithashtu për mundësinë e organizimit të leksioneve dhe aktiviteteve të tjera didaktike në fushën e parasë dhe të ekonomisë në të ardhmen.  
07
PRI

Konkursi i Esesë në Ekonomi dhe Enformatikë

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizon konkursin e Esesë në ekonomi dhe informatikë për të gjithë maturantët nga gjimnazet publike dhe jo-publike në Shqipëri.   Temat e Konkursit - Ekonomi: Eksplorimi i sfidave ekonomike me të cilat përballen vendet në zhvillim. Anët pozitive dhe negative të ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi. Analizoni se si Toka, Puna, dhe Kapitali i japin formë ekonomisë.   Temat e Konkursit - Informatikë: Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi i saj në shoqëri Mbrojtja e të dhënave nga sulmet kibernetike Media Sociale dhe sjellja e të rinjve   Struktura Esesë: Hyrje Zhvillim Mbyllje Referenca   Afati i Dorëzimit të Eseve: 7 Prill 2024   Cmimet e Konkursit: Vendi i parë: 100% bursë + Laptop Vendi i dytë: 100% bursë Vendi i tretë: 75% bursë   Detajet e tjera të konkursit mund t’i gjeni në poster ose mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]
05
MAR

Programi Inkubimit Junior UP 3.0

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi një sesion informues për studentët rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0. I ftuari, z. Gerion Treska u shpjegoi studentëve se Junior UP 3.0 ka hapur thirrjen për aplikime për të rinjtë që kanë një ide biznesi apo ata të cilët janë në fazat e para të një startup-i dhe synojnë ta përmirësojnë atë. “Deri më tani janë mbështetur financiarisht 7 startup-e, ndërsa me ekspertizë dhe mentorim janë mbi 30 startup-e”, u shpreh z. Treska. Studentët u aktivizuan duke drejtuar pyetje ndaj të ftuarit dhe mundësive të aplikimit në programin e inkubimit. Nëse dëshironi të aplikoni dhe të mësoni më shumë rreth programit, mund të vizitoni linkun: https://linktr.ee/jaofalbania
19
JAN

"E-Commerce Fusion": Ndërlidhja e njohurive në bazën e të dhënave, programim në ueb dhe sipërmarrje

Studentët e vitit të dytë të programit Informatikë Ekonomike integruan njohuritë e marra në tre lëndë: “Baza e të dhënave”, “Programim në web” dhe “e-Commerce” duke i konkretizuar në një projekt të përbashkët.   Studentët ideuan biznesin e tyre online në zbatim të njohurive të marra në lëndën e-commerce, hartuan databazën e tij sipas teknikave të studiuara në lëndën baza e të dhënave dhe krijuan website-in e tij në kuadër të lëndës programim në web. E gjithë puna u realizua duke ndjekur udhëzimet dhe udhëheqjen e pedagogëve të secilës lëndë. Në këtë mënyrë studentët praktikuan njohuritë e marra në auditor në iniciativa konkrete, u praktikuan në hartimin e databazës dhe krijimit të website si dhe filluan të mendojnë në mënyrë kreative për të ideuar biznesin e tyre online.   Kjo qasje i ndihmon dhe i nxit studentët të ndërmarrin iniciativa sipërmarrëse duke përdorur lehtësirat e ofruara nga Interneti dhe Teknologjia e Informim Komunikimit, ndërthurja optimale e teorisë me praktikën, në përputhje me qëllimin e këtij programi studimi.
09
NËN

Industria bankare: Situata aktuale, sfidat dhe mundësitë

Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli përmes leksionit të hapur me temë “Industria bankare: Situata aktuale, sfidat dhe mundësitë” njohu, studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër, në detaje me sektorin bankar në Shqipëri dhe më gjerë. Në fjalën e tij, z.Brumbulli ju parashtroi studentëve informacione dhe fakte të detajuara në lidhje me ecurinë dhe dinamikat e sektorit bankar dhe i njohu pjesëmarrësit me digjitalizimin, bankingun e hapur, prirjet e industrisë dhe rolin thelbësor të edukimit financiar. Falenderojmë profesorin për ekspertizën e vyer dhe jemi entuziastë për bashkëpunime të tjera në vijim.
08
NËN

Ceremonia e ndarjes së çmimeve

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e dy konkurseve të organizuara me maturantët e shkollave të mesme në të gjithë vendin. Fituese e konkursit të Esesë ishte Eneida Shehu nga shkolla e mesme “Teknike Ekonomike” në Tiranë, e cila tashmë është studente në Departamenin e Ekonomisë dhe Biznesit. Eneida fitoi një laptop dhe bursë të plotë studimi në programin Financë Kontabilitet. Gjithashtu, Andi Zylali nga Medreseja “Lirija” në Elbasan ishte fitues i konkursit të Entreprethon, organizuar nga klubi studentor “Sipërmarrje dhe Inovacion” me mbështetjen e Departamentit të Ekonomiksë dhe Biznesit. Andi fitoi një smart watch dhe bursë të plotë studimi në programin Informatikë Ekonomike. I urojmë suksese të mëtejshme studentëve tanë!
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.