DEPARTAMENTI I EKONOMISË DHE BIZNESIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Informatikë Ekonomike
    • Bachelor në Financë Kontabilitet
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Sesion informues rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0.
  • Studentët prezantojnë projektet semestrale
  • Leksion i hapur: "Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës”
  • Leksion i hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të AAB, Dr. Spiro Brumbulli
  • Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 29
    SHT
    Mpomax
  • 18
    SHT
    Slot Mpo
  • 07
    SHT
    Link Gacor
  • 10
    JAN
    Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në KU Beder morën pjesë në një sesion informues mbi E-Entrepreneur Accelerator nga Albanian e-Commerce Association (AECA)
  • 14
    DHJ
    Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, në bashkëpunim me Zyrën e Kërkimit dhe Projekteve, organizoi një seminar të veçantë që solli në fokus Kërkimin dhe Inovacionin e Hapur dhe të Përgjegjshëm (ORRI)
  • 13
    DHJ
    Konkursi i esesë, edicioni i tretë
  • 12
    DHJ
    Leksion i hapur nga Profesori i Asociuar Fernando Reyes "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing"

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit
  • Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve
  • Historia e medias dhe transformimet mediatike
  • Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022
  • Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

08
NËN

Susilo Business+ Ethics Case Competition

Studentët e vitit të dytë të Informatikës Ekonomike po marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Susilo Business+ Ethics Case Competition”, organizuar nga Boston University Questrom School of Business. Në fillim të konkursit studentëve iu dha rasti i studimit të një kompanie robotike "Artimus". Ata duhet të bënin studime rreth tregut, etikës së biznesit, analizës së të dhënave dhe t’i prezantonin ato para një jurie ndërkombëtare. Përgjatë 8 javëve studentët punuan me rastin duke bërë kërkime dhe analiza të shumta për të përgatitur prezantimin e tyre. Përgatitja e tyre serioze dhe përkushtimi që treguan gjatë prezantimit u vlerësua pozitivisht nga juria. "Well done, keep in touch for the next week!", u shprehën anëtarët e jurisë për studentët tanë. Studentët tanë ia dolën të jenë në 10 skuadrat më të mira, që kaluan në gjysëm finale. Ata janë një hap larg FINALES së madhe, e cila do t’i mirëpresë 5 skuadrat më të mira në Singapor. 21 universitete nga shtete të ndryshme morën pjesë në konkursin ndërkombëtar.   I urojmë suksese të mëtejshme studentëve tanë!
06
NËN

Panairi i Teknologjisë

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në bashkëpunim me Klubin e Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Kolegjin Universitar “Bedër” morën pjesë në edicionin e dytë të panairit të Teknologjisë, i cili u zhvillua në Tiranë në datat 2-3 nëntor. Studentët e departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit morën pjesë në panelet e diskutimit dhe patën mundësi të takonin nga afër institucione, biznese, investitorë, media dhe sipërmarrës nga të cilët mësuan dhe eksploruan mundësitë për të ardhmen profesionale.
02
NËN

Përdorimi i teknologjisë në sistemet bankare

Studentët e informatikës ekonomike morën pjesë në një workshop të organizuar nga Raiffeizen Bank. Qëllimi këtij workshopi ishte të fokusoheshin te të rinjtë dhe përdorimi i teknologjisë në sistemet bankare.   Gjatë workshopit, studentët bënë shkëmbim të informacioneve, argumentuan ide dhe ndanë mendime. Përdorimi i lojërave kreative ndihmoi në zhvillimin e mendimit kritik te studentët dhe nxitje të bashkëpunimit.   Ata përballën sfidat për të përdorur teknologjinë në sistemin bankar dhe ofruan mendimet e tyre për zgjidhjen e tyre, me fokus në klientin dhe shërbimin ndaj tij.   Në fund të aktivitetit studentët morën disa dhurata simbolike nga banka
05
TET

Zemra plot, por këmbët në tokë!

“Zemra plot, por këmbët në tokë!”, ishte mesazhi i znj. Irena Beqiraj, ekzekutive e lartë dhe eksperte financash, me një eksperiencë 22 vjeçare në lidership dhe ekspertiza teknike, e ftuar nga Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit për të diskutuar me studentët në çelje të vitit të ri akademik.   Znj.Beqiraj ndau me studentët rrugëtimin e saj të gjatë profesional duke e integruar me njohuritë në fushën e financës, ekonomisë, projekteve, dhe politikë-bërjes.   Gjatë diskutimit interaktiv, Znj. Beqiraj i këshilloi studentët të shfrytëzojnë fort kohën, ta kthejnë atë në investim dhe të vlerësojnë njohuritë që përftojnë gjatë rrugëtimit akademik.
12
QER

Shkolla Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji"

Kolegji Universitar Beder në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata në Romë, Itali, organizuan Shkollën Verore "Teknologjia Financiare dhe Ligji" me datë 12-13 Qershor 2023. Ky event u zhvillua fizikisht pranë Kolegjit Universitar "Beder" dhe u ndoq online edhe nga studentët e Universitetit Tor Vergata.     Shkolla Verore u fokusua në domosdoshmërinë e ndërthurjes së leksioneve me bazë teorike dhe raste praktike në fushën e financës, teknologjisë dhe ligjit në ditët e sotme. Rreth 50 pjesmarrës nga Departamentit të Ekonomisë dhe Departamentit të Drejtësisë të të dy universiteteve u njohen me zhvillimet më të fundit në teknologjinë financiare, impaktin që teknologjia do të ketë në sektorin financiar dhe domosdoshmërinë e kuadrit ligjor.     Lektorët e angazhuar në këtë event ishin: Assoc. Prof. Gianluca Mattarocci, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tor Vergata Assoc. Prof. Elisabetta Corapi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Tor Vergata MSc. Drita Maluta, Banka e Shqipërisë Ph.D Elda Dollija, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, Kolegji Universitar ‘Beder’ Ph.D Gentjan Skara, Departamenti i Drejtësisë, Kolegji Universitar ‘Beder’ Ph.D (c) Kriselda Gura, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, Kolegji Universitar ‘Beder’
25
MAJ

Code Camp Albania 2023

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit, Departamenti i Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Universitar Bedër zhvilloi aktivitetin e përvitshëm njëditorë “Code Camp Albania 2023”.   Si një program që promovon të mësuarit e aftësive të reja lidhur me softuerin dhe krijimin e lidhjeve midis ekspertëve të këtyre fushave në Shqipëri, ishin të ftuar disa nga profesionistët më me eksperiencë nga fushat e Web Programming, Object Oriented Programing dhe Data Mining.   Gjatë këtij programi temat e zhvilluara ishin në lidhje me platforma, teknologji dhe frameworks të ndryshëm të cilat i vijnë në ndihmë një zhvilluesi softwaresh duke lehtësuar eksperiencën si programues.   Disa nga temat më interesante që u trajtuan ishin Azure for Developers, e cila është hapsira virtuale e Microsoft(Cloud) që ofron një seri funksionesh për faqet e Webit. Python dhe Django Rest Framework që u shpjegua me anë të një shembulli praktik duke u ndjekur edhe nga pjesëmarrësit në ambientet e laboratorit të kompjuterave. Gjithashtu, u fol mbi Teknologjitë e ndryshme të Webit që po zhvillohen dita ditës. Këto tema dhe jo vetëm u shoqëruan me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga pjesëmarrësit e Code Camp 2023.
22
MAJ

The Young Economist Essay

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira të konkursit “The Young Economist Essay” ku morën pjesë maturantë nga shkollat e mesme në të gjithë Shqipërinë. Ky aktivitet syonte të nxiste të rinjtë të hulumtonin më shumë tema të cilat janë tendencë në fushën e ekonomisë të nderthurura me zhvillimet teknologjike. Në fazën finale të konkursit ishin pjesë 20 maturantë me punimet e tyre të cilët u vlersuan nga anëtarët e jurisë të përzdhegjur për këtë qëllim. Komponentët e vlerësimin kishin një sër kriteresh, duke filluar nga origjinaliteti, risia, qasja analitike, metoda, etj.  Si rezultat final u përzgjidhën  3 punimët më të mira duke u vlerësuar me cmimet në vijim: 🏆 Vendi i parë fitoi Bursë studimi 100% + Laptop dhe iu dha punimit me temë “Paraja Elektronike” 🥈 Vendi i dytë fitoi Bursë studimi 100% dhe iu dha punimit me temë “roli i sipërmarrjes, Inovacionit dhe Tekonologjisë në Rritjen Ekonomike”. 🥉 Vendi i tretë fitoi Bursë studimi 75%  dhe iu dha punimit me temë “Fakotrët e suksesit në Biznesin Online”.  Në fund të ceremonisë të gjithë studentëve iu dhanë certifikata për pjesëmarrjen.
18
MAJ

Vizitë studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Bizneset në Kolegjin Universitar zhvilluan një vizitë studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve. Ata u shoqëruan në këtë vizitë nga stafi i departamentit dhe u pritën nga përfaqësues të bankës, përgjegjës për të bërë shoqërimin në ambientet e muzeut dhe dhënë infomacionin përkatës.   Gjatë kësaj vizitë studentët u njohën jo vetëm me ambientet e muzeut por edhe me zhvillimit e ndryshme historike dhe etapat në të cilat konsolidimi i institucionit ka kaluar. Në katin e parë, studentët u njohën me Dhomën e Thesarit ose siç njihet ndryshe "Rondo", ku u prezantua koleksioni i pasur numizmatik i Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu, ata patën fatin të njihen nga afër me vlerat historike dhe numizmatike që mbart monedha, përmes ekspozimit të thesareve, koleksioneve të monedhave dhe kartëmonedhave, që kanë qarkulluar dhe janë përdorur në territoret historike të vendit, nga antikiteti deri në ditët e sotme.   Ndërkohë, në katin e dytë u njohën me historinë e institucionit të bankës qëndrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe në garantimin e stabilitetit financiar të vendit, si dhe funksionet kushtetuese, sikurse patër dhe mundësinë të vizitojnë ekspozitën e hapur enkas për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.   Nga ana tjetër, studentët u njohën me ambientet e bankës që shërbejnë për edukimin e publikut dhe ku vizitorët mund të informohen në mënyrë interaktive. Në fund studentëve ju paraqit mënyra sesi populli shqiptar i ka konceptuar etapa të ndryshme të zhvillimit përmes qasjes kundrejt parasë të përmbledhura në një kolazh me sekuenca nga filma të ndryshëm të konematografisë shqiptare.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.