DEPARTAMENTI I EKONOMISË DHE BIZNESIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Informatikë Ekonomike
    • Bachelor në Financë Kontabilitet
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Sesion informues rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0.
  • Studentët prezantojnë projektet semestrale
  • Leksion i hapur: "Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës”
  • Leksion i hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të AAB, Dr. Spiro Brumbulli
  • Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 29
    SHT
    Mpomax
  • 18
    SHT
    Slot Mpo
  • 07
    SHT
    Link Gacor
  • 10
    JAN
    Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në KU Beder morën pjesë në një sesion informues mbi E-Entrepreneur Accelerator nga Albanian e-Commerce Association (AECA)
  • 14
    DHJ
    Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, në bashkëpunim me Zyrën e Kërkimit dhe Projekteve, organizoi një seminar të veçantë që solli në fokus Kërkimin dhe Inovacionin e Hapur dhe të Përgjegjshëm (ORRI)
  • 13
    DHJ
    Konkursi i esesë, edicioni i tretë
  • 12
    DHJ
    Leksion i hapur nga Profesori i Asociuar Fernando Reyes "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing"

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit
  • Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve
  • Historia e medias dhe transformimet mediatike
  • Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022
  • Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

17
MAJ

"Transformimi dixhital në kohën e sfidave”

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit, më 17 Maj, Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Universitetin Fan S.Noli të Korçës dhe Albanian University, organizuan Konferencën e tretë Studentore me temë “Transformimi dixhital në kohën e sfidave”.   Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit u përfaqësua nga studentët e programit të Informatikës Ekonomike të cilët prezantuan punimet e tyre.   Studentja Alisia Sulkja mori pjesë me punimin me temë “Impakti i Internetit në biznesin elektronik”. Studentet Xhoi Shahini dhe Erida Hoxha prezantuan punimin me temë “Rëndësia e sigurisë kibernetike në epokën dixhitale”.   Gjatë kësaj konference studentët patën mundësinë e marrjes së informacionit në lidhje me tematikat dhe trendet më të fundit në fushën e Teknologjisë. Gjithashtu, ky event nxiti frymën e bashkëpunimit mes tyre.   Në përfundim të konferencës, studentët u pajisen me çertifikata për pjesmarrjen e tyre në këtë event.
15
MAJ

Eksperienca në sipërmarrje

Leksion i hapur me znj. Znj. Valbona Begolli, themeluese e Albacademy.  Zyra e Karrierës në bashkëpunim me departamentin e Ekonomisë dhe Biznesit zhvilluan leksionin e hapur hapur me Znj. Valbona Begolli, themeluese e Albacademy. Znj. Begolli u tregoi studentëve rreth eksperiencës së saj si sipërmarrëse, vështirësive, sfidave, por mbi të gjitha për këmbenguljen në realizimin e ëndrrës dhe pasionit të saj. Znj. Begolli I këshilloi studentët që t’i vendosin vetes objektiva dhe të përpiqen maksimalisht për t’i arritur ato. Leksioni u shoqërua me pyetje dhe pat shumë interes nga studentët. Në fund Znj. Begolli prezantoi projektin e saj më të ri: Young Entrepreneur, ku ftoi studentët të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij projekti.
05
MAJ

“ENTREPRETHON” Start-Up

Klubi i “Sipërmarrjes dhe Inovacionit” në Kolegjin Universitar Beder me mbështetjen e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, finalizuan me sukses konkursin e parë të Start-Up-it “ENTREPRETHON”. Në këtë konkurs morën pjesë maturantët e shkollave të mesme në të gjithë Shqipërinë, ndërsa studentët e programit të studimit “Informatikë Ekonomike” shërbyen si mentorë në këtë konkurs. Maturantët pjesmarrës prezantuan idetë e tyre inovatore biznesi përballë jurisë të përbërë nga: Z. Shkëlzen Marku (kryetari i jurisë), themelues dhe CEO i Enterimpact, Bashkëthemelues dhe Drejtor i YSB Balkans; Znj. Faola Hodaj, Drejtoreshë e Drejtorisë së Innovacionit në Bashkinë e Tiranës; Znj. Elda Dollija, përgjegjëse e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder. Nga 13 projekte shumë cilësore të mirëstudiuara dhe strukturuara, juria përzgjodhi 3 idetë më të mira duke i kurorëzuar me 3 çmime: 🏆 Vendi i parë fitoi Bursë studimi 100% në Kolegjin Universitar Beder + Tablet. Këtë çmim e fitoi maturantja nga Librazhdi, Esmeralda Qytyku, e cila u prezantua me një iniciativë të konkretizuar në qytetin e saj për organizimin e dekoreve për raste ditëlindjesh apo evenimente të tjera duke i mundësuar të gjeneronte të ardhura që në këtë moshë. 🥈 Vendi i dytë fitoi Bursë studimi 80% në Kolegjin Universitar Beder + Smart watch. Këtë çmim e fituan maturantët nga Elbasani, Andi dhe Ardit Zylali, të cilët prezantuan në detaje strukturimin e një rrjeti stacionesh karburanti me vetëshërbim, si një model biznesi që redukton kostot e fuqisë punëtore dhe rrit cilësinë e shërbimit. 🥉 Vendi i tretë fitoi Bursë studimi 60% në Kolegjin Universitar Beder + earphones. Këtë çmim e fituan maturantët e Shkollës së Mesme Teknike Ekonomike në Tiranë, Eno Meko dhe Enso Bejkolli, të cilët prezantuan projektin dhe planbiznesin e tyre “Student World”, një kompleks i cili kishte për qëllim akomodimin e studentëve në ambjente me çmime konkuruese duke përfshirë edhe shumë facilitete në ndihmë të tyre.
13
PRI

Soft Skills

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder, në bashkepunim me Qendrën "Skills 4 Change", organizoi një sesion trajnimi në Soft Skills për studentët e programeve Informatikë Ekonomike dhe Financë Kontabilitet.   Gjatë seancave të trajnimit, studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe bashkëpunuese përmes aktiviteteve të ndryshme. Trajnerja e çertifikuar ndërkombëtarisht, Erida Shkalla, theksoi rëndësinë e përpikmërisë dhe besimit në vetvete, të cilat janë vendimtare për sukses. Ata u inkurajuan të ndajnë lirisht mendimet dhe idetë e tyre dhe të jenë vetvetja.   Studentët pjesmarrës në trajnim treguan përparim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Ata mësuan të dëgjojnë në mënyrë aktive, të shprehen me vetëbesim dhe të punojnë në mënyrë efektive në ekip.   Ata gjithashtu u bënë më të vetëdijshëm për pikat e tyre të forta dhe të dobëta, dhe se si mund t'i përdorin ato për të arritur qëllimet e tyre. Studentët e shfrytëzuan këtë mundësi për të përmirësuar veten dhe me qëllim që t'i zbatojnë këto aftësi në përpjekjet e tyre të ardhshme.  
12
MAR

ENTREPRETHON START-UP

Klubi i Sipërmarrjes dhe Inovacionit hap thirrjet për aplikim në konkursin për startup-in “ENTREPRETHON” për të gjithë maturantët në Republikën e Shqipërisë. Ky konkurs konsiston në zbulimin e maturantëve të suksesshëm që kanë ide të një biznesi të qëndrueshëm apo me impakt në shoqëri. Nëse po kërkoni që këto ide dhe projekte t’i zhvilloni, apliko në konkursin për startup-in “ENTREPRETHON” dhe eja për ta prezantuar në Kolegjin Universitar Bedër me një juri te përbërë nga ekspertë të fushës dhe nga pjesëtarë të stafit Bedër. Për t’u bërë pjesë e këtij konkursi apliko nëpërmjet Google Forms: bit.ly/401CMMs duke plotësuar informacionet e nevojshme ose nëpëmjet emailit: [email protected] Afatet për të aplikuar janë deri me 16. 04. 2023, më pas do të përzgjidhen idetë me të mira, do të përpunohen në bashkëpunim me stafin dhe me datë 30.04.2023 do të bëhet prezantimi në Kolegjin Universitar Bedër.
08
MAR

Teknologjia, arma ime shpërthyese për sukses

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi seminarin e hapur me Ermir Mamaqi, PhD cand dhe Sales Trainer. Gjatë këtij seminari, z. Mamaqi shpjegoi për studentët sesi teknologjia, si një realitet i pashmangshëm tashmë, ndikon në suksesin e gjithësecilit prej nesh nëse përdoret siç duhet. E rëndësishme është që ta shfrytëzojmë për mirë atë duke e përshtatur me nevojat tona.   Z. Mamaqi i këshilloi studentët të ndjekin ëndrrat e tyre sepse janë në moshën perfekte për të eksperimentuar dhe gjetur vetveten duke qenë se aftësitë e biznesit, menaxhimit, marketingu a lidershipi janë aftësi të cilat nuk lindin bashkë me njeriun por fitohen me kalimin e kohës.
20
SHK

Bootcamp i Sipërmarrjes

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit morën pjesë në bootcamp-in e sipërmarrjes, në kuadër të Youth Entrepreneurship Education Programme (YEEP), organizuar nga Changemakers Albania, në bashkëpunim me MeOut Group, financuar nga Bashkimi Evropian. Eventi nisi me një prezantim të programit dhe axhendës nga Drejtoresha Ekzekutive e Changemakers Albania, znj. Reila Bozdo.z Tranjerët e këtij bootcamp-i ishin Znj. Rafaela Rica, Z.Gentian Shaqiri dhe Z.Dritan Mezini që me ekseperiencën e tyre përçuan tek studentët ide dhe teknika tepër të vyera që ndihmojnë në arritjen e suksesit në sipërmarrje. Historitë e tyre frymëzuese motivuan studentët të shikonin kudo për mundësi të reja që mund të kthehen nga ide, në biznese të suksesshme. Nëpërmjet lojërave interaktive, u përçua tek studentët mesazhi se lidershipi bazohet në komunikim dhe se cilësia e jetës sonë është në përpjesëtim të drejtë me komunikimin tonë. Gjithashtu u fol për përdorimin e internetit dhe përfitimet e mahnitshme që vijnë prej tij, pasi nëse dija nuk bashkëshoqërohet me veglat digjitale, atëherë edhe idetë më të mira janë të destinuara për të dështuar. Rëndësina e marketingut dhe dija janë jashtëzakonisht të rëndësishme për secilin që dëshiron të ketë sukses në fushën e sipërmarrjes. Në fund të këtij eventi studentët u pajisën me çertifikata.
12
JAN

Formimi profesional, një urë lidhëse midis universitetit dhe tregut të punës

Programi i Informatikës Ekonomike dhe Financë Kontabilitet në Kolegjin Universitar Bedër zhvilloi trajnimin me temë “Formimi profesional, një urë lidhëse midis universitetit dhe tregut të punës” në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare të parashikuara nga departamenti për këtë vit akademik.   E ftuar për të mbajtur këtë trajnim ishte Znj. Silvana Gerxhani, eksperte me një eksperencë 15 vjecare në sektorin bankar dhe themeluese e qendrës së konsulencës “DD Business Solutions”. Si fillim u prezantua fokusi i qendrës dhe sesi ajo synon të lidhë studentët më tregun e punës. Qëllimi kryesor i trajnimit ishte plotësimi i njohurive të marra gjatë studimeve me aftësi praktike që të përafrojnë më tepër me tregun e punës, duke integruar specifika nga sektori bankar.   Në pjesën e fundit, studentët u njohën me departamentet kryesore të një banke dhe aftësitë e buta dhe teknike që kërkon secili prej tyre dhe u mbyll me një diskutim të lirë.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.