DEPARTAMENTI I EKONOMISË DHE BIZNESIT

  • ENGLISH
  • RRETH DEPARTAMENTIT
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Informatikë Ekonomike
    • Bachelor në Financë Kontabilitet
  • STAFI AKADEMIK
  • ORARI
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Sesion informues rreth Programit të Inkubimit Junior UP 3.0.
  • Studentët prezantojnë projektet semestrale
  • Leksion i hapur: "Modelimi i Vendimmarrjes përmes Procesimit Natyral të Gjuhës”
  • Leksion i hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të AAB, Dr. Spiro Brumbulli
  • Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 10
    JAN
    Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në KU Beder morën pjesë në një sesion informues mbi E-Entrepreneur Accelerator nga Albanian e-Commerce Association (AECA)
  • 14
    DHJ
    Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, në bashkëpunim me Zyrën e Kërkimit dhe Projekteve, organizoi një seminar të veçantë që solli në fokus Kërkimin dhe Inovacionin e Hapur dhe të Përgjegjshëm (ORRI)
  • 13
    DHJ
    Konkursi i esesë, edicioni i tretë
  • 12
    DHJ
    Leksion i hapur nga Profesori i Asociuar Fernando Reyes "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing"
  • 07
    NËN
    Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder organizoi Workshopin e Inovacionit me temë "Innovate to Elevate the Disruptive Dreams into Start up Landscape" me të ftuar kryesor Z. Ergest Nako
  • 05
    NËN
    Leksioni i hapur organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë me temë “Psikologjia e Parasë dhe Rritja Personale”
  • 10
    TET
    Studentët e Informatikës Ekonomike në Panairin

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit
  • Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve
  • Historia e medias dhe transformimet mediatike
  • Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022
  • Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

10
JAN

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në KU Beder morën pjesë në një sesion informues mbi E-Entrepreneur Accelerator nga Albanian e-Commerce Association (AECA)

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në KU Beder morën pjesë në një sesion informues mbi E-Entrepreneur Accelerator nga Albanian e-Commerce Association (AECA). Në këtë sesion i ftuari Valer Pinderi, sipërmarrës dhe president i AECA, prezantoi programin inovativ e-Entrepreneur Accelerator. Ai u shpreh se ky program i dedikuar studentëve ofrohet FALAS dhe zgjat 4 muaj, duke përfshirë: ✅ Mentorim nga sipërmarrës të suksesshëm ✅ Udhëzime praktike për çdo hap të krijimit të një biznesi ✅ Mundësi për lidhje me kompani dhe partnerë të rëndësishëm ✅ Mbështetje për zhvillimin e produkteve të suksesshme për tregun Në përfundim të programit, studentët do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre dhe të konkurrojnë për çmime të vlefshme!🎉 Ky informacion për studentët tanë ishte shumë i vlefshme dhe ishin mjaft entuziastë për t'u bërë pjesë e këtij programi.
14
DHJ

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, në bashkëpunim me Zyrën e Kërkimit dhe Projekteve, organizoi një seminar të veçantë që solli në fokus Kërkimin dhe Inovacionin e Hapur dhe të Përgjegjshëm (ORRI)

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, në bashkëpunim me Zyrën e Kërkimit dhe Projekteve, organizoi një seminar të veçantë që solli në fokus Kërkimin dhe Inovacionin e Hapur dhe të Përgjegjshëm (ORRI). Ky sesion frymëzues kishte për qëllim të fuqizonte studiuesit e rinj dhe të rrisë ndërgjegjësimin për Shkencën Qytetare si një ndër prioritetet kryesore të programeve Europiane. 🧪💡 👥 Gjatë seminarit, pjesëmarrësit: 📌 Hulumtuan parimet kryesore të ORRI-t 📌 Prezantuan rezultatet nga një vizitë studimore në Vjenë 📌 Eksploruan Projektin CORYA, që synon të fuqizojë të rinjtë shqiptarë përmes kërkimit inovativ dhe angazhimit qytetar 📌 U njohën me një modul të mësimit elektronik për aftësi thelbësore në kërkimin e përgjegjshëm dhe përfshirjen qytetare 🌍 Seminari gjithashtu përfshiu raste studimore nga fusha si mjekësia, biologjia, monitorimi i cilësisë së ajrit dhe gatishmëria ndaj fatkeqësive, duke treguar qartë rolin ndikues të angazhimit publik në kërkime. Ky aktivitet frymëzues nxiti bashkëpunimin dhe ndau praktikat më të mira për një të ardhme kërkimore më gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme. ✨
13
DHJ

Konkursi i esesë, edicioni i tretë

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizoi me sukses, për të tretin vit radhasi, konkursin e esesë. Në këtë konkurs morën pjesë maturantë nga gjimnaze të ndryshme në të gjithë vendin. Maturantët pjesmarrës patën mundësinë të shpalosin njohuritë dhe kreativitetin e tyre në fushën e Ekonomisë dhe Informatikës. Fituesit e vendeve të para ishin: 🏅 Fabian Meka, fitues në kategorinë e Informatikës 🏅 Erika Elezi, fituese në kategorinë e Ekonomisë Çmimet e fituara: 🎓 100% bursë studimi në Kolegjin Universitar Bedër 💻 1 laptop për secilin fitues Urime Fabianit dhe Erikës për arritjen e tyre të jashtëzakonshme dhe për përkushtimin e treguar gjatë konkursit. Jemi të sigurt që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm akademik dhe profesional për ta. Bedër, në emër të vlerave!✨
12
DHJ

Leksion i hapur nga Profesori i Asociuar Fernando Reyes "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing"

Kolegji Universitar Bedër pati kënaqësinë të mirëpriste Profesorin e Asociuar Fernando Reyes, nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i Salamankës, në Spanjë, në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus+. Profesori zhvilloi një leksion të hapur me temën "Behavioral Economics: An Introduction & Its Relation to Marketing", ku studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit patën mundësinë të mësojnë rreth lidhjes interesante midis ekonomisë së sjelljes dhe strategjive të marketingut. Ky leksion jo vetëm që pasuroi njohuritë e tyre, por gjithashtu i frymëzoi për të parë ekonominë dhe marketingun nga një perspektivë më kreative dhe praktike. 👨‍🏫 Një falënderim i veçantë për Profesor Fernando Reyes për përkushtimin dhe pasionin e tij në ndarjen e njohurive dhe për bashkëpunimin frytdhënës. Bedër, në emër të vlerave!✨
07
NËN

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder organizoi Workshopin e Inovacionit me temë "Innovate to Elevate the Disruptive Dreams into Start up Landscape" me të ftuar kryesor Z. Ergest Nako

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Beder organizoi Workshopin e Inovacionit me temë "Innovate to Elevate the Disruptive Dreams into Start up Landscape" me të ftuar kryesor Z. Ergest Nako, Ekspert IT dhe Inovacioni. Në këtë sesion bashkëpunues dhe praktik studentët u nxitën të zhvillojnë kreativitetin në funksion të gjenerimit të ideve të reja për zgjidhjen e problemeve ose zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve. Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyra të ndryshme për të rrahur mendimet dhe për t'u ushtruar në zgjidhjen e problemeve me aktivitete të strukturuara për të eksploruar koncepte të reja, për të sfiduar supozimet ekzistuese dhe për të nxitur një kulturë të inovacionit. 🌐 Z. Nako ndër të tjera ndihmoi studentët të bëjnë një ndarje të saktë të koncepteve të ndryshme si, ndërmarrja, startup-i, inovacioni, idetë shkëputëse apo radikale dhe i njohu me biznese të ndryshme të dështuara, me qëllim që t’i shohin dështimet si një mënyrë për të nxjerrë mësime drejt suksesit në një mjedis dinamik. 📉➡️📈 Në përfundim, studentët u njohën gjithashtu me dinamikat e tregut të punës në fusha specifike dhe mundësitë e ndryshme të praktikave.
05
NËN

Leksioni i hapur organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë me temë “Psikologjia e Parasë dhe Rritja Personale”

Studentët e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit morën pjesë në leksionin e hapur të organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura “Netët e Muzeut”. Në këtë leksion me temë “Psikologjia e Parasë dhe Rritja Personale”patëm kënaqësinë të dëgjojmë Prof. Niko Panon, një figurë e mirënjohur në fushat e ekonomisë dhe mësimdhënies. Prof. Pano ndau me dëgjuesit informacion mbi çështje kyçe të sjelljes financiare dhe zhvillimit personal, duke shtjelluar ndikimet që sjellja, përvoja personale dhe vendosja e qëllimeve afatgjata financiare kanë në lidhje me suksesin financiar. Leksioni u hap nga zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, e cila theksoi angazhimin e Muzeut për ofrimin e njohurive nga fusha të ndryshme, duke përfshirë numizmatikën, historinë bankare, edukimin financiar, filatelinë, artin dhe arkitekturën. Përmes leksioneve të “Netëve të Muzeut,” ky Muze synon të sjellë këndvështrime të reja për vizitorët dhe të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe mendimeve. Pas leksionit, të studentët patën mundësinë të vizitojnë Muzeun e Bankës së Shqipërisë.
10
TET

Studentët e Informatikës Ekonomike në Panairin

Studentët e programit të Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër morën pjesë në panairin "Future2Tech", një event i organizuar nga AlbaniaTech dhe Iceberg Exhibitions. Ky aktivitet u fokusua në tendencat më të reja dhe inovacionet teknologjike, duke përfshirë sektorë të ndryshëm si elektronika, softuerët, telekomunikacioni, inteligjenca artificiale, robotika dhe më shumë.   Gjatë panairit, studentët patën mundësinë të njiheshin nga afër me teknologjitë më të avancuara dhe produktet më të reja përmes ekspozitave dhe demonstrimeve live. Aktiviteti gjithashtu përfshiu prezantime nga profesionistë të fushës dhe mundësi për të diskutuar projekte të ardhshme dhe për të ndarë ide.   Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët të eksploronin aplikime praktike të njohurive të tyre, duke i lidhur ato me teorin, dhe për të përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
08
TET

Vizita studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Studentët e programit të Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër zhvilluan një vizitë studimore tek Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në kuadër të ciklit të aktiviteteve ekstrakurrikulare të parashikuara për këtë vit akademik nga Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit. Gjatë kësaj vizite, studentët, të shoqëruar nga stafi i departamentit, u pritën nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë. Ata u njohën jo vetëm me ambientet e Muzeut, por edhe me zhvillimet historike dhe etapat e konsolidimit të këtij institucioni të rëndësishëm. Studentët patën mundësinë të eksplorojnë vlerat historike dhe numizmatike të monedhave, përmes ekspozitave me thesare, koleksione monedhash dhe kartëmonedhash, që kanë qarkulluar në territorin tonë nga antikiteti deri në ditët e sotme. Nga ana tjetër, ata u njohën me ambientet edukative të Bankës, ku vizitorët mund të informohen në mënyrë interaktive. U diskutua gjithashtu për mundësinë e organizimit të leksioneve dhe aktiviteteve të tjera didaktike në fushën e parasë dhe të ekonomisë në të ardhmen.  
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.